Ashtu si Tirana, e gjithë Shqipëria duket se po ‘gumëzhin’ nga protestat. Krahas studentëve të cilët kanë protestuar të enjten përpara parlamentit dhe Kryeministrisë, të shumtë ishin banorët që kanë bllokuar disa akse rrugore në disa qytete të Shqipërisë.
Me pankarta të ndryshme, ata kanë kundërshtuar rritjen e taksave dhe të çmimit të karburantit.
Në Shkodër banorët kanë bllokuar rrugën hyrëse të qytetit. Përveç mbështetjes së studentëve, shkak për protestën e tyre është bërë rritja e çmimit të naftës si dhe mungesa e dëmshpërblimeve për përmbytjet e vitit të kaluar.

Ndërkohë në Durrës, banorët kanë bllokuar autostradën, pranë mbikalimit të Shkozetit. Edhe Berati ka ndjekur shembullin e Durrësit dhe Shkodrës. Rreth orës 16:00, qytetarët të mbështetur nga opozita lokale, janë vendosur mes dy lagjeve muzeale, ‘Mangalem’ dhe ‘Goricë’, duke bllokuar rrugën.
Ata protestojnë për rritjen e çmimit të naftës, taksave të larta, mosmbajtjen e premtimeve nga qeveria, ndërsa mbështesin gjithashtu edhe protestën e studentëve
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje