Firma është një e drejtë ekskluzive e çdo personi dhe kuptohet që nuk është mirë të firmosësh çdo dokument që të vënë përpara, pa e lexuar atë më parë. Sepse mund të vuash pasojat. E di mirë këtë gjë ish-mbrojtësi i Interit, Taribo Uest, i cili ka folur për të kaluarën e tij dhe veçanërisht për kontratën me Okserin. Ish-futbollisti nigerian ka rrëfyer se i firmoste kontratat pa e ditur përmbajtjen dhe detajet.
“Kam luajtur me Okserin gratis. Kisha firmosur një kontratë 5-vjeçare pa i ditur kushtet dhe përmbajtjen e saj. Pas vitit të tretë, Arsenali, Juventusi, Gllasgou Rejnxhërs dhe Sevilja më kërkonin. Shkova takova trajnerin dhe i thashë se doja të largohesha, por ai më uli në tavolinë të lexoja kushtet e kontratës me Okserin. Pashë detajet dhe aty u tërbova…Shokët e mi të repartit fitonin 120 mijë franga, kurse unë 3 mijë. Doja t’i vija zjarrin Okserit atë moment. I telefonova agjentit tim, i cili po bënte qejf në Senegal.

Një ditë takova trajnerin pas stërvitjes dhe aty ishte edhe një menaxher, i cili më tha se ishin 5 klube që më donin. Ai nisi të bënte disa telefonata dhe Interi ishte destinacioni i zgjedhur. Firmosa kontratën, edhe këtë herë pa e ditur përmbajtjen e saj”, – ka treguar Uest për “Goal”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje