Politike

Rrogozhina zgjedh sërish. Këtë herë nuk votojnë të burgosurit

Nga Gazeta ‘Si’ – Ditën e sotme, rreth 33 mijë qytetarë të Rrogozhinës janë thirrur sërish në votime. Pas shpalljes së pavlefshme të zgjedhjeve të 14 majit, 2 kandidatët Edison Memolla i PS e Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë” kanë një shans të dytë: për t’u besuar nga qytetarët në krye të bashkisë.

Janë 54 qendra votimi deri më tani, në të cilat, 32 mijë e 826 qytetarë do të drejtohen, nga ora 07:00-19:00 dhe ndryshe nga 14 maji, do të kenë vetëm një fletë votimi, atë për kryebashkiakun, ku po njëjtë si në zgjedhjet vendore, i pari në fletën e votimit do të jetë i renditur kandidati socialist Edison Memolla dhe numrin 2 do ta mbajë kundërshtari i tij.

Shpresat për këtë të fundit janë shtuar, pasi në këto zgjedhje nuk do të votojnë të burgosurit, që në zgjedhjet e fundit vulosën fitoren e Edison Memollës.

Në zgjedhjet e 14 majit, në Rrogozhinë morën pjesë në votime rreth 11 mijë votues,  por me ankesë të koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Kolegji Zgjedhor vendosi të shpallë të pavlefshme zgjedhjet pas një sërë shkeljesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë