Politike

Ruçi fton socialistët e Fierit: Na testoni për punën që kemi bërë, nga unë i pari

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ftoi anëtarët e Partisë Socialiste që të vlerësojnë punën e 11 deputetëve të qarkut Fier.  

“Rama si lideri jonë ka komunikuar me gjithë anëtarësinë përmes një letre nominale për secilin e ka kërkuar të aplikojnë për të pikëzuar, vlerësuar të gjithë deputetët aktualë, që nga unë i pari deri tek i 11 që ka qarku i Fierit.

Më lejoni të them në emër të 11 deputetëve të Fierit që për ne është privilegj që të kemi pasur votë besimin e PS, është merita juaj e detyrimi ynë për ta justifikuar atë.

Se sa secili nga ne e ka justifikuar atë është një risi e re që përmes kësaj letre komunikimi e gjithë anëtarësia s’duhet të hezitojë, të shprehet për të vlerësuar të 11 kandidatët e Fierit”, tha Ruçi.

Sipas tij, “askujt nga ne nuk i ngelet qejfi, që dikush me 1,2 apo 3 mandate ju ka përfaqësuar juve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë