Futboll

Rumenige pret një fundjavë fantastike: Dua Bajernin dhe Interin kampionë

Karl Hajnc Rumenige ndihet i relaksuar në Lisbonë. Drejtuesi i lartë i Bejern Mynihut duket shumë i qetë para finales së Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së. Administratori i deleguari klubit bavarez ngre në qiell ekipin gjerman dhe në veçanti sulmuesin Robert Levandovski.

“Numrat e Levandovskit janë të jashtëzakonshëm, i kam kërkuar Infantinos që t’i akordojë çmimin e FIFA-s si lojtari më i mirë, duke qenë se nuk do të jepet çmimi i “Topit të Artë”. Mendoj se është e gabuar të ketë një boshllëk në 2020-ën. Presidenti më dha garanci se vlerësimet për lojtarin, lojtaren dhe trajnerin më të mirë do të jepen”, – thekson Rumenige.

Rumenige, administratori i deleguar i Bajernit. Gazeta Si, 21 gusht 2020

Një mendim nga gjermani edhe për Interin, ish-ekipin e tij: “Kam folur me Marotën në telefon dhe i kam thënë se dua një fundjavë të veçantë, me dy skuadrat e mia kampione, Bajernin dhe Interin. Do të ishte bukur të takoheshim në Budapest për finalen e Superkupës së Europës”. Ai foli me Marotën drejtuesi bavarez për çështjen “Perisiç?

“Më parë të luajmë finalet dhe pastaj të shohim situatën, mbi te gjitha edhe dëshirën e vetë lojtarit. Perisiç ka bërë një sezon të mirë, është një lojtar spektakolar, është i dobishëm për ne dhe ka karakteristikat për të qëndruar te Bajerni. Mesi tek Interi? Shpresoj të rrijë te Barcelona. Janë disa lojtarë që duhet ta mbyllin karrierën në klubin ku kanë shkruar historinë”, – ka përfunduar Rumenige.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë