Politike

Rushaj me banorët e “5 Majit”: Qeveria po tallet e po i nxjerr në rrugë

Nënkryetari dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj u takua me banorët e zonës së “5 Majit” në Tiranë, të cilët preken nga projekti i rindërtimit.

Ai tha se Qeveria ka shkelur ligjin dhe kushtetutën, duke u prishur shtëpitë pa shpërblim paraprak, e po tallët me rreth 5 mijë banorë të zonës me kontratat e qirasë.

“Kontrata është një turp. Aty thuhet po ta prish shtëpinë dhe të premtoj se pak më vonë do të të them, nëse do të marrësh, apo jo shtëpi, kur, ku dhe si do ta marrësh. Duhet lexuar kontrata për të parë sesi qeveria tallet me njerëzit”, deklaroi Rushaj.

Ndërkohë, vetë banorët e zonës së “5 Majit” thonë se legalizimet për ta janë bllokuar enkas për t’u marrë pronat. Ata thonë se nuk kanë firmosur për prishjen e shtëpive.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë