24 orë pas publikimit të një video audio të drejtorit te legalizimeve Artan Lame për pamundësinë e 100 mijë legalizimeve, ka reaguar edhe Partia Demokratike.
“Siç e dëgjuat, Rama dhe qeveria e tij jo vetëm që nuk kanë ndër mend të legalizojnë shtëpitë e këtyre qytetarëve, por ka ndër mend t’i prish, ka ndër mend t’i prish pas zgjedhjeve.
Në vend që të ishte i turpëruar për këtë gjë, në vend që të kërkonte falje për atë çfarë ai ka premtuar dhe se ka bërë këto 8 vite, vazhdon që në mashtrim të kërkoj votat e këtyre qytetarëve shqiptarë.
Ndërsa kanë trefishuar pasuritë e tyre në këto 8 vite, ai nuk ka rrit asnjë rrogë, asnjë pension.
Atë çfarë ai nuk e ka bërë për 8 vite, nuk do ta bëj dot as në 88 vite të tjera. Është koha për ndryshim. Qytetarët shqiptarë duan ndryshimin. Të dielën ne do të sjellim fitoren më të madhe në historinë e Shqipërisë pas vitit 90. Unë e shoh atë në rrugë, e shoh në entuziazmin e njerëzve që takoj, e shoh në sondazhe. Jemi vetëm 4 ditë nga një fitore e madhe. Të dielën Shqipëria do të fitojë, Rama do të largohet përfundimisht për në shtëpi”, tha Drejtori i fushatës së PD, Alfred Rushaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje