Bota

Rusi/ Avioni ushtarak përplaset në një bllok pallatesh, të paktën 13 të vdekur

Gazeta Si – Bilanci përfundimtar i rrëzimit të një avioni ushtarak rus në një bllok apartamentesh në Yeysk, në Rusinë jugore, është 13 të vdekur.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Situatave të Emergjencave, siç raportojnë mediat lokale, duke saktësuar se “ekpet e shpëtimit kanë përfunduar gërmimin në rrënoja”. Në mesin e viktimave janë edhe tre fëmijë, ndërsa 19 persona të tjerë u plagosën.

Sipas burimeve të siguruara nga media ruse, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes së Moskës, shkak i rrëzimit ka qenë një defekt në motor, ku njëri prej tyre kishte marrë flakë gjatë ngritjes për një mision stërvitor.

Dy pilotët e avionit, një bombardues SU-34, shpëtuan veten duke përdorur mjetet e hedhjes parashutë.

Të paktën shtatëmbëdhjetë apartamente u prekën nga zjarri që shpërtheu pas përplasjes dhe rreth 100 banorë u evakuuan.

Ndërkohë, sulmet ruse pasuan përparimet e forcave ukrainase në lindje dhe jug dhe pas një shpërthimi të 8 tetorit në një urë që lidh Rusinë kontinentale me Krimenë, gadishullin që Rusia aneksoi nga Ukraina në 2014.

Agjencia e lajmeve “Interfax Ukraine” raporton shpërthime në qytetin Fastiv jashtë Kievit, si dhe në portin jugor të Odesës.

Bombardime u regjistruan gjithashtu edhe në Dnipro dhe në Mykolaiv, ku infrastruktura pësoi dëme serioze.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy kërkoi shpëtimin e sa më shumë të burgosurve që mbahen nga Rusia.

Të dy palët kryen një nga shkëmbimet më të mëdha të të burgosurve deri më tani, duke liruar 218 persona, mes tyre 108 gra ukrainase.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë