Ne rrjet

Rusi, ‘Z’-ja në derën e shtëpisë për të identifikuar disidentët kundër luftës

Gazeta Si – Simboli “Z” është kudo në Rusi. Gërma, e cila nuk ekziston në alfabetin cirilik, u shfaq më 24 shkurt në anët e tankeve ruse që po hynin në Donbasin e Ukrainës nga Rostovi.

Që atëherë, edhe pse askush nuk e ka kuptuar ende se çfarë do të thotë në të vërtetë, ai është bërë simboli grafik i të ashtuquajturit “operacioni special ushtarak” dhe mediat shtetërore kanë arritur ta shndërrojnë atë në një shenjë të mbështetjes së popullatës për ushtrinë e saj.

Kush ekspozon “Z”-në, qëndron me Rusinë, ky është mesazhi. Pak ditë më parë, “Moscoë Times”, publikoi një fotogaleri që dukej e pabesueshme kur shihej me sytë e Perëndimorëve.

Një prift ortodoks, i cili me shirit ngjitës krijon letrën në xhamin e makinës së tij, duke e përkëdhelur me një gjest dashurie. Pacientët e një spitali fëmijësh në Kazan, që formojnë një “Z” në oborrin e mbuluar me borë, deputeti i Duma-s ruse që e mban në jakën e xhaketës, madje edhe pjesëmarrësit në një demonstratë që u zhvillua ditët e fundit në Moskë “për paqe dhe në mbështetje të presidentit tonë”, mbanin karfica me germën “Z”.

Tani, ai simbol ka filluar të shfaqet edhe aty ku nuk duhet të jetë. Shumë aktivistë nga Moska dhe Shën Petersburgu, e gjetën atë në pragun e shtëpisë së tyre, pothuajse gjithmonë të shoqëruar me fjalën “tradhtar”.

Ishte e pashmangshme që kjo të ndodhte, pasi kaq shumë emisione “talk-shoë” kanë filmuar dhe përforcuar fjalimin tashmë të famshëm të Putinit mbi “mushkonjat e vogla” pro-perëndimore që mohojnë operacionin special ushtarak dhe për rrjedhojë atdheun e tyre.

Pak orë pas fjalëve të presidentit rus, ish-studenti Dmitry Ivanov, i cili gjatë Botërorit 2018 bëri namin duke protestuar kundër zonave të tifozëve të ndërtuara pranë konviktit të universitetit të tij, gjeti tre të tilla, të gjitha të lyera me ngjyrë të kuqe para shtëpisë. “Ky është vandalizëm i thjeshtë. Edhe pse më duhet të pranoj se ka një kuptim të thellë”.

Alexei Venediktov, redaktori i radios së pavarur “Echo”, stacioni i parë i mbyllur pas fillimit të luftës, i shkoi më keq. Pesë ditë më parë, dikush u kujdes që t’i linte një kokë derri në tokë, me shkrime antisemite.

“Kur në mënyrë të qartë duhet të raportosh, këto janë pasojat”, ka shkruar ai në kanalin e tij Telegram.

Shëmbëlltyra e “Z”-së, po zhvillohet në vetëm një muaj. Si një simbol i mbështetjes për ushtarët e tyre, një stigmë për t’u ngulitur tek ata që nuk mendojnë se kjo është një luftë e drejtë.

Siç thotë Venediktov, kjo është klima që mbretëron sot në Rusi. Dhe lajmi se “Z” është shpallur e paligjshme në dy shtetet gjermane, Bavaria dhe Saksonia e Poshtme, sigurisht që nuk do ta ndryshojë atë.

Djemtë do të vazhdojnë të qarkullojnë me atë simbol të dukshëm në veshjen e tyre. Me “Z”, ose kundër Rusisë.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë