Gazeta Si – Rusia akuzon Norvegjinë për bllokimin e furnizimeve ushqimore të destinuara për rusët në një fshat në Spitsbergen, një ishull në arkipelagun norvegjez të Ishujve Svalbard, në Oqeanin Arktik.
Konstantin Kosachev, president i komisionit të punëve të Jashtme të dhomës së lartë të parlamentit rus, denoncon bllokimin në Telegram.
Sipas Kosachev, autoritetet norvegjeze e bazojnë refuzimin e tyre në sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës.
Por senatori rus i referohet traktatit të vitit 1920 për Ishujt Svalbard, sipas të cilit vendet nënshkruese (përfshirë Rusinë si trashëgimtare të BRSS) kanë të drejta për të shfrytëzuar burimet natyrore të arkipelagut, pavarësisht se kjo është nën sovranitetin norvegjez.
Në fillim të këtij muaji, u raportua se Norvegjia kishte ndaluar një dërgesë prej disa tonësh ushqim për minatorët rusë në Spitsbergen në stacionin kufitar Storskog.
Automjetet që transportonin ushqime dhe furnizime mjekësore për në Spitsbergen janë bllokuar në kufi që atëherë, tha ministria e jashtme ruse.
Norvegjia ka sovranitet mbi Svalbard, por lejon qytetarët e më shumë se 40 vendeve të shfrytëzojnë burimet potencialisht të mëdha të ishujve në baza të barabarta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje