Bota

Rusia do të pranojë nga BE vetëm rublën për të paguar gazin natyror, vendimi paralajmëron thellim të krizës energjetike

Rusia nuk do të pranojë më pagesa në euro, apo dollarë për sasinë e gazit natyror që eksportohet në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian.

“Si SHBA-të, ashtu edhe BE-ja nuk kanë përmbushur në parim detyrimet e tyre ndaj Rusisë dhe tani është e ditur botërisht se detyrimet në dollarë dhe euro mund të mos përmbushen. Duke u nisur nga ky fakt, është fare e qartë se eksporti ynë në BE dhe SHBA dhe kryerja e pagesës në dollarë, ose euro nuk ka më kuptim për ne. Prandaj, kam vendosur të zbatoj, në kohën më të shkurtër të mundshme, një sërë masash për të transferuar në rubla ruse pagesat për gazin tonë natyror të eksportuar në vendet jomiqësore”, deklaroi Presidenti rus, Vladimir Putin.

Vendimi, sipas ekspertëve synon që të forcojë rublën ruse, e zhvlerësuar në shifra rekord pas sanksioneve të ashpra perëndimore.

Por, në vend të kësaj ky vendim mund të sjellë deri në bllokim të furnizimit për shkak të mungesës së rezervave në rubla të shteteve perëndimore për të kryer pagesat e gazit natyror.

Kjo deklaratë e Vladimir Putin pritet që të reflektohet negativisht në tregjet ndërkombëtare të energjisë, ku çmimet kanë kapur shifra rekord, që para nisjes së konfliktit në Ukrainë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë