Rusia është bërë sot vendi i parë që nis vaksinimin e popullsisë kundër koronavirusit, me klinikat në kryeqytetin e Moskë që po u japin dozat e para grupeve që janë më të rrezikuar nga virusi.
Vaksina e saj Sputnik V, e cila u zbuluan në gusht, do përdoret jo vetëm në Rusi, por edhe Hungari. Vendi i dytë që do të pasojë Rusinë është Britania, e cila do të nisë vaksinimin më 14 dhjetor.
Ekspertët rusë thonë se vaksina e tyre është 95% efektive dhe nuk shkakton efekte anësore të mëdha. Mijëra njerëz janë regjistruar tashmë për të marrë dozën e parë gjatë fundjavës, por është e paqartë se sa doza mund të prodhojë Rusia.

Ajo pritet të shpërndajë vetëm dy milion doza të vaksinës deri në fund të vitit.
Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyani tha se fillimisht vaksina po u ofrohej njerëzve në qytetin me 13 milion që punojnë në shkolla dhe shërbimin shëndetësor dhe punonjësve socialë.
Spitalet në të gjithë Rusinë janë të mbingarkuara dhe radhë të gjata janë mbledhur para spitaleve në qytetet kryesore. Personat që kanë marrë injeksione ose kanë pasur sëmundje të frymëmarrjes në 30 ditët e fundit do të përjashtohen nga lista e atyre që kanë përparësi për tu vaksinuar, ashtu si ata me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje