Ne rrjet

Rusia hedh poshtë ndryshimin e kufijve: Bashkimi Kosovë-Shqipëri i rrezikshëm

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ka reaguar për herë të parë sot për letrën e Sllovenisë për ndryshimin e kufijve për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimorë, duke paralajmëruar se  ideja e bashkimit Shqipëri-Kosovë ishte e rrezikshme.

Në një konferencë të përbashkët shtypi në Moskë me homologun e tij serb, Nikola Selaković, Lavrov e përshkroi si “të papranueshme, shumë të dëmshme dhe provokuese” idenë e një Shqipërie të Madhe si një zgjidhje për atë që e cilësoi si “çështjen” e Kosovës, si dhe idenë se shpërbërja e ish-Jugosllavisë nuk kishte mbaruar.

“Kjo është një lojë shumë e rrezikshme. Askush nuk e ka revokuar Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB dhe asnjë politikan i besueshëm, as shefi i qeverisë në EvUropë nuk duhet të dalë më ide të tilla, “tha Lavrov.

Ministri i jashtëm rus tha se Rezoluta e OKB nderonte sovranitetin e Serbisë dhe se statusi i Kosovës duhet të përcaktohet në negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës. “Siç ka thënë Presidenti Putin, ne do të mbështesim çdo zgjidhje që i përshtatet Serbisë,” shtoi Lavrov.

Edi Rama dhe Janez Jansa

Reagim i Rusisë vjen pak ditë pasi kryeministri Edi Rama u bë lideri i Ballkanin Perëndimor që deklaroi se e kishte parë dokumentin në fjalë përpara se ai t’i dërgohej Brukselit zyrtar. Duke folur të premten në një intervistë për Vizion Plus, Rama tha se harta i ishte treguar nga kryeministri slloven Janez Jansa.

“Është një hartë me kufij të ndryshuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Mu tregua nga kolegut im slloven Janez Jansa . Ne ​​biseduam së fundmi. Kam parë gjithashtu dokumentin që doli në publik, por nuk kam asnjë koment”, tha Rama.

Por si u rikthye ideja e ndryshimit të kufijve në Ballkan? Të enjten portali slloven “Necenzurirano.si” publikoi një dokument që pretendon se është kopje e dokumentit. Në këtë dokument, nëpërmjet të cilit Sllovenia prezantonte përparësitë e presidencës së saj të BE-së në korrik, kërkohej ripërcaktimi i kufirit të Kosovës dhe Serbisë, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë dhe mundësia e shkëputjes së Republikës Serbe nga Bosnje e Hercegovina si dhe bashkimi i një pjese të Bosnjës perëndimore me Kroacinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë