Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e enjte një telefonatë me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov. Nga Kryeministria vetëm konfirmuan këtë bisedë pa dhënë më shumë detaje.
Megjithatë, në disa media qarkulloi lajmi sipas të cilit, burime të Kryeministrisë deklaronin se nga telefonata Rama-Lavrov ishte mësuar se Presidenti rus, Vladimir Putin ishte mbështeste ndërhyrjen dhe ndërmjetësimin e OSBE-së në zgjidhjen e krizës bjelloruse.
Por, Ambasada Ruse në Tiranë jep një tjetër version. Selia diplomatike e Moskës në Shqipëri konfirmon telefonatën e zhvilluar me kërkesë të palës shqiptare, por në lidhje me përmbajtjen e saj thotë se Lavrov ka kërkuar prerazi që të mos ndërhyhet në punët e brendshme të Bjellorusisë.
“Palët diskutuan mbi situatën në Bjellorusi në kontekstin e propozimeve të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së për të kontribuuar në zhvillimin e dialogut midis autoriteteve dhe opozitës. Ministri Lavrov vuri në dukje se është e nevojshme që bjellorusët të lejohen të zgjidhin vetë punët e tyre, të mos ketë ndërhyrje në dialogun midis autoriteteve dhe shoqërisë dhe t`u mos u imponohet shtetasve bjellorusë asgjë nga jashtë”, thuhet në deklaratën e Ambasadës Ruse.
Rusia mendon se çdo ndërmjetësim europian rrezikon që të përsërisë krizën e Ukrainës, që filloi në shkurt të 2014-ës. Temë e bashkëbisedimet ka qenë edhe Ukraina, ku Rusia ka konfirmuar rolin me rëndësi të misionit special të monitorimit të armëpushimit të OSBE-së atje dhe përpjekjet për të zgjidhur konflikin, si dhe raportimin objektiv për atë që po ndodh në të dyja anët e vijës së kontaktit në Donbas, krahina lindore e vendit, që kontrollohet nga rebelët, pas të cilëve perëndimi akuzon se qëndron Rusia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje