Bota

Rusia izolohet nga ajri, Finlanda e Rumania mbyllin hapësirën ajrore për avionët rusë

Finlanda, Rumania dhe Irlanda kanë zbatuar sanksionet ndaj Rusisë, në shenjë kundërshtie për nisjen e luftës në Ukrainë.

Të treja shtetet kanë njoftuar se do të mbyllin hapësirën e tyre ajrore për avionët rusë. Nuk dihet ende se kur do të hyjnë në fuqi masat.

Finlanda ndan një kufi prej 1,400 kilometrash (800 milje) me Rusinë – që do të thotë se një rrugë kryesore për në perëndim nga Rusia do të mbyllet.

Vende të tjera si Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Gjermania, Polonia dhe Britania e Madhe kanë marrë tashmë vendime të ngjashme.

Moska, nga ana e saj, ka ndaluar gjithashtu avionët nga disa vende të fluturojnë mbi territorin e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë