Bota

Rusia kërcënon Bosnjë Hercegovinën me luftë nëse hyn në NATO

Rusia ka kërcënuar ashpër sot Sarajevën duke thënë se do të reagojë nëse Bosnja ndërmerr hapa drejt anëtarësimit në NATO sepse Moska do ta perceptojë këtë si një akt armiqësor.

Bosnja ka kohë që ka proklamuar integrimin në NATO dhe Bashkimin Europian si qëllime strategjike. Por serbët e Bosnjës, të udhëhequr nga pro-rus Milorad Dodik i cili aktualisht kryeson presidencën trepalëshe të vendit, duan që vendi të mbetet neutral dhe të qëndrojë jashtë aleancës ushtarake të udhëhequr nga SHBA.

“Në rastin e afrimit praktik të Bosnje-Hercegovinës dhe NATO-s, vendi ynë do të duhet të reagojë ndaj këtij akti armiqësor,” tha ambasada.

Sipas saj, integrimi në NATO-s do të ishte një “luftë kundër Rusisë” dhe do ta detyrojë Sarajevën të marrë një anë në “konfrontimin ushtarako-politik”.

Bosnja dhe Serbia janë të vetmit vendet e Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë NATO-s me dëshirën e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë