Gazeta Si – Presidenti rus Vladimir Putin vëzhgoi nga distanca stërvitjet e forcave të parandalimit strategjik (forcat strategjike bërthamore), të cilat simuluan një përgjigje ndaj një sulmi bërthamor.
Këtë e ka bërë të ditur ministri rus i Mbrojtjes, Serghei Shoigu, raporton agjencia e lajmeve “Ria Novosti”.
Këto janë stërvitje që zhvillohen çdo vit dhe si Rusia ashtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës komunikojnë paraprakisht datën e këtyre stërvitjeve. Moska i kishte mbajtur tashmë në shkurt, për 2022, pak para pushtimit të Ukrainës.
Gjatë seancës, një ICBM Yars nga kozmodromi Plesetsk dhe një raketë balistike “Sineva” nga deti Barents në vendin e provës Kura në Kamchatka, së bashku me raketa të tjera me rreze të gjatë, u lëshuan.
Sipas Ria Novostit, detyrat e trupave, të kryera gjatë stërvitjes, janë kryer me sukses.
Ndërkohë, ps stërvitjes ushtarake, presidenti rus Vladimir Putin tha se rreziku i konfliktit global dhe rajonal mbetet “shumë i lartë. Ukraina është bërë një instrument i politikës së jashtme të SHBA-së dhe praktikisht e ka humbur sovranitetin e saj”. Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin i cituar nga agjencitë ruse.
Rusia kreu sot një stërvitje, e cila përfshinte “një sulm masiv bërthamor” nga forcat e saj strategjike në përgjigje të një “sulmi bërthamor armik” eventual. Kështu deklaroi ministri i Mbrojtjes, Serghei Shoigu, i cituar nga agjencia Tass. “Të gjitha raketat i kanë arritur objektivat e tyre”, thuhet në një deklaratë në faqen e internetit të Kremlinit.
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Atlantike, Jens Stoltenberg, gjatë pritjes së kryeministrit të Rumanisë Nicolae Ciuca në Bruksel, reagoi me një deklaratë: “Vladimir Putin po humbet në terren dhe po përgjigjet me sulme ndaj civilëve dhe me retorikë bërthamore”.
Rusia “nuk përdor pretekste të rreme për një përshkallëzim. NATO nuk do të frikësohet në mbështetjen e saj për Ukrainën. NATO do të mbrojë të gjithë aleatët”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje