Gazeta Si – Rusia po përgatitet të kufizojë hyrjen në vend të shteteve të cilësuara nga ajo si “armike”, të cilat kanë mbështetur sanksionet e Perëndimit pas pushtimit të Ukrainës.
Mes vendeve jo miqësore që nuk do të lejohen në territorin rus, është edhe Shqipëria, e cila është reshtuar në krah të SHBA-ve dhe aleatëve të tjerë kundër këtij agresioni.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili në një intervistë televizive deklaroi se po hartohet një dekret presidencial për këtë qëllim. Sipas tij, do të ketë heqje të vizave për veprime jo miqësore për një numër vendesh.
Ai theksoi se ndalimi nuk do të jetë kategorik, pasi dekreti do të përcaktojë kufizime për të hyrë në Rusi pa shpjeguar qëllimin e vizitës.
“Po përgatitet një dekret për hakmarrjen e vizave, i cili do të kufizojë hyrjen e qytetarëve të vendeve armike në Rusi”, tha ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.
Russian Foreign Minister Sergey Lavrov has announced that Moscow is preparing a decree to restrict citizens of "unfriendly countries" from entering the country.
— Jonny Tickle (@jonnytickle) March 28, 2022
The list includes EU, UK, USA, Ukraine, amongst others: pic.twitter.com/PfPjkZn3Uu
Qeveria ruse ka miratuar më parë një listë të vendeve dhe territoreve që po kryejnë veprime armiqësore kundër Rusisë, kompanive dhe qytetarëve të saj.
Në listë përfshihen Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, vendet e BE-së, Britania e Madhe, Ukraina, Mali i Zi, Zvicra, Shqipëria, Andorra, Islanda, Lihtenshtajni, Monako, Norvegjia, San Marino, Maqedonia e Veriut, si dhe Japonia, Koreja e Jugut, Australia, Mikronezia , Zelanda e Re, Singapori dhe Tajvani.
Vendet dhe territoret në listë i vendosën ose iu bashkuan sanksioneve kundër Rusisë. Shqipëria, anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit ka dënuar agresionin rus, duke qenë një ndër zërat kryesorë kundër Rusisë.
Me nismën e SHBA-së, në Këshillin e Sigurimit, Shqipëria votoi pro një rezolute që dënoi pushtimin rus në Ukrainë.
Po ashtu, Shqipëria nuk do të marrë më pjesë në asnjë përballje sportive me Federatën Ruse deri në dhënien fund të pushtimit të Ukrainës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje