Bota

Rusia liron yllin e basketbollit amerikan pas shkëmbimit me trafikantin e armëve

Gazeta Si – Basketbollistja amerikane Brittney Griner, e arrestuar në Rusi dhe e dënuar në gusht me 9 vite burg për posedim droge, është e lirë.

Ajo u lirua në një shkëmbim të burgosurish që përfshin tregtarin ndërkombëtar të armëve Viktor Bout, i cili mbahej në Shtetet e Bashkuara.

Ishte folur për një shkëmbim të mundshëm mes dy të burgosurve, Griner dhe Bout këtë verë, me Shtëpinë e Bardhë që u kërkoi mediave të mos e publikonin lajmin, për të favorizuar negociatat mes palëve, ku u përfshi një tjetër i burgosur amerikan, ish-marinist Paul Whelan, i arrestuar në 2108 në Moskë dhe i dënuar në 2020 me 16 vjet burg për spiunazh.

Lirimi i yllit të basketbollit u bë i ditur nga presidenti Joe Biden, i cili shkroi në Twitter: “Pak çaste më parë fola me Brittney Griner. Ajo është i sigurt, është në një avion dhe po kthehet në shtëpi”.

Marrëveshja e shkëmbimit të të burgosurve e negociuar me Moskën javët e fundit, sipas burimeve të CBS, mori miratimin përfundimtar nga presidenti amerikan Joe Biden vetëm në shtatë ditët e fundit.

Shkëmbimi u zhvillua në Emiratet e Bashkuara Arabe, një vend i Gjirit Persik, i cili në raste të tjera shërbeu si platformë për shkëmbimin e të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës.

Për të siguruar lirimin e Griner, presidenti Biden urdhëroi lirimin e Bout dhe kthimin në Rusi të tij.

Sipas burimeve të CBS, Biden nënshkroi urdhrin e uljes së dënimit me burg federal 25-vjeçar të Bout.

Nga ana tjetër, marinari amerikan në pension, Paul Whelan, i arrestuar prej gati katër vitesh, mbetet në burg në Rusi. Ai u dënua për akuza për spiunazh që Shtetet e Bashkuara i kanë etiketuar të rreme.

Marrëveshja vjen në një kohë tensionesh të larta mes dy vendeve për shkak të luftës në Ukrainë.

Griner, dy herë fituese e medaljes së artë olimpike, kishte qenë në burg prej muajsh për akuza të lidhura me drogën.

Në gusht, sportistja u dënua me nëntë vjet burg për posedim të më pak se një gram vaj kanabisi.

Griner, 32 vjeçe, u arrestua shkurtin e kaluar në aeroportin e Moskës dhe u transferua në nëntor në një koloni në rajonin Mordovia të Rusisë së Evropës Lindore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë