Ish-kryeministri Sali Berisha tha se deklarata e ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov, se Rusia mbështet ‘Ballkanin e Hapur’ (dhe për pasojë nuk u lejua nga Brukseli që të udhëtonte drejt Serbisë) është shprehje e vasalitetit të Ramës ndaj Alekandar Vuçiç.
“Kjo provon se Edi Rama vasal i Aleksandër Vuçiç me Ballkanin e Hapur kërkon të vendosë Shqipërinë vendin anëtar të NATO-s nën hegjemoninë e Serbisë dhe influencën direkte të Rusisë.
Konkretisht Lavrov deklaroi për mediat serbe: ‘Natyrisht, ata që po i tërheqin fijet në Bruksel nuk e kanë dashur këtë, nuk kanë dashur që ne t’i shprehim mbështetjen tonë për Beogradin, ndër të tjera, projektin e Ballkanit të Hapur. Tashmë është e qartë për të gjithë se Brukseli, NATO dhe BE duan ta kthejnë Ballkanin në projektin e tyre të quajtur Ballkani i Mbyllur’.
Me këtë rast përshëndes përzemërsisht vendimet e qeverive të vendeve anëtare të NATO-s për ndalimin fluturimit të avionit të ministrit të Putinit në hapësirën e tyre ajrore dhe dënoj me forcën më të madhe aktin antikombëtar, anti europian të Edi Ramës, mbështetjen nga ana e tij të projektit ruso-serb të ‘Ballkanit të Hapur”, shkruan Berisha
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje