Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov bëri një vlerësim të situatës së marrëdhënieve me Bashkimin Europian.
“Me Bashkimin Evropian nuk ka marrëdhënie si një organizatë, e gjithë struktura e këtyre marrëdhënieve është shkatërruar nga vendimet e njëanshme nga Brukseli, – tha ai. – Nëse dhe kur Brukseli do ta gjykojë si të mundur për të eliminuar këtë anomali, atëherë Federata Ruse do të jetë gati”.
Rusia shikon nga Lindja – Lavrov foli në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij kinez, Wang Yi në fund të takimit dy-ditor të mbajtur në Guilin, Guangxi.
Ministri i Jashtëm rus, tha se Moska është “fqinji më i madh” i Evropës, kështu që, “nëse dhe kur gjykohet e përshtatshme nga evropianët për të eliminuar këtë anomali”, të marrëdhënieve diplomatike “ne do të jemi të gatshëm t’i ndërtojmë këto marrëdhënie mbi bazën e parimit të reciprocitetit dhe kërkimit të një ekuilibri interesash. Nuk ka ndryshime në frontin perëndimor, për mendimin tim, ne kemi një agjendë shumë intensive në frontin lindor, i cili bëhet më i pasur çdo vit”, – tha ai.
Tensionet me SHBA-të – Rusia, gjithashtu duhet të merret edhe me tensionet diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas deklaratave të ashpra të Bidenit ndaj Putinit.
Të hënën, asnjë shenjë zbutjeje të tensionit nuk mbërriti nga Moska.
Më herët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shpjegoi se asnjë kontakt nuk ishte planifikuar midis Putinit dhe presidentit të SHBA-ve, pasi nuk ka “asnjë disponueshmëri nga ana e SHBA-ve”.
Pastaj, vetë Peskov, duke iu referuar “valixhes bërthamore”, përsëriti se “Putini ka gjithmonë mjetet e nevojshme të komunikimit me të, duke përfshirë ato strategjike, kudo që të jetë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje