Gazeta Si – Kompania ruse “Gazprom”, njoftoi se ka pezulluar plotësisht furnizimin me gaz në Poloni dhe Bullgari.
Arsyeja – sipas furnitorit rus – është mospagesa, në fund të ditës së djeshme, e gazit në rubla.
“Pagesa e gazit të furnizuar duke filluar nga 1 prilli duhet të bëhet në rubla”, thuhet në deklaratën e “Gazprom”
“Duhet përdorur skema e re e pagesave, për të cilën palët janë vënë në dijeni me kohë”, – vijon kompania.
Skema e krijuar nga Kremlini, kërkon që importuesit e gazit të hapin dy llogari – njëra në rubla, tjetra në valutë të huaj – me Gazprombank, pagesa bëhet në monedhë; pastaj përmes Gazprombank bëhet konvertimi i monedhës në rubla (në llogarinë e dytë).
Sipas Komisionit Evropian, kjo skemë thyen sanksionet ndaj Moskës të nisura nga BE.
Andriy Yermak, shefi i kabinetit të presidentit ukrainas Zelensky, tha se Rusia po fillon “shantazhimin e Evropës”.
Menjëherë pas bllokadës, çmimi i gazit në tregun e Amsterdamit u rrit me 16%.
Muajin e kaluar, presidenti Vladimir Putin kërkoi që vendet jomiqësore të Kremlinit të paguajnë për gazin rus në rubla.
Polonia ka refuzuar të ndjekë këtë procedurë ndërsa të martën sanksionoi Gazpromin, i cili zotëron 48% të aksioneve në kompaninë polake.
Linja 4000 km transporton gaz nga Gadishulli Yamal dhe Siberia perëndimore në Gjermani dhe Poloni nëpërmjet Bjellorusisë.
Ndërsa kontrata aktuale 10-vjeçare e Bullgarisë me “Gazprom” ishte caktuar të skadonte në fund të këtij viti.
Ppor deklarata e ministrisë, thoshte se kompania “Bulgargaz” nuk do ta përfundonte kontratën nëse do t’i duhej të paguante në rubla, duke deklaruar se konfigurimi paraqet rreziqe të konsiderueshme për Bullgarinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje