Bota

Rusia ndërpret furnizimin me gaz në Finlandë. Helsinki: Jemi të përgatitur

Gazeta Si – Furnizimi rus me gaz natyror në Finlandë është ndërprerë. Kompania shtetërore finlandeze e energjisë “Gasum”, tha pasi vendi nordik refuzoi të paguante furnizuesin “Gazprom” në rubla.

Gazi, tha “Gasum”, tani do të furnizohet nga burime të tjera përmes tubacionit “Balticconnector”, i cili lidh Finlandën me Estoninë.

“Ne jemi përgatitur me kujdes për këtë situatë dhe do të mund të furnizojmë me gaz të gjithë klientët tanë në muajt e ardhshëm”, – siguroi CEO i “Gasum”, Mika Ëiljanen, duke e cilësuar vendimin si “të mjerueshëm”.

 Ndërkohë, qeveria e Helsinkit ka rënë dakord të japë me qira një anije magazinimi dhe rigazifikimi për 10 vjet me “Excelerate Energy”, një kompani me qendër në Shtetet e Bashkuara, në mënyrë që të mbulojë pjesërisht furnizimin e gaz pas pezullimit të furnizimeve nga Rusia.

Kështu deklaroi ministrja finlandeze e financave, Annika Saarikko.

 “Terminali LNG do të na lejojë të çlirohemi nga gazi rus”, tha Saarikko, duke deklaruar se aspirata është që anija, e cila do të jetë e vendosur në bregdetin jugor të Finlandës, të funksionojë në tremujorin e katërt të këtij viti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë