Bota

Rusia ndryshon strategji, në krye të sulmit emërohet gjenerali i besuar i Putinit

Gazeta Si – Rusia dyshohet se riorganizoi komandën e operacioneve të saj në Ukrainë, duke vënë në krye të sulmit, gjeneralin Alexander Dvornikov, i cili ka përvojë të gjerë në operacionet në Siri.

Lajmi u raportua nga një burim për BBC, I cili theksoi: “Ne presim që komanda dhe kontrolli i përgjithshëm i operacioneve të përmirësohet”, tha burimi.

Riorganizimi u bë në një përpjekje për të përmirësuar koordinimin midis njësive të ndryshme, pasi grupet ruse më parë ishin organizuar dhe komanduar veçmas, tha zyrtari.

Dvornikov përshkruhet në mediat e huaja si një gjeneral brutal, një njeri i besuar i presidentit Putin dhe si personi përgjegjës për masakrën në stacionin e trenit të Kramatorsk.

Rreth 45 ditë nga fillimi i agresionit, është e qartë se Rusia ka hasur në vështirësi të mëdha për të arritur qëllimet e saj të luftës. Ajo dështoi të merrte kontrollin e qyteteve të mëdha si Kievi e po kthehet në lindje, në Donbas.

Taktikat ruse u bllokuan nga rezistenca e njësive ukrainas, më të pakta në numër, por që kanë vepruar me inteligjencë e me sulme të befasishme, ndërsa kanë dhe njohuri më të mira të terrenit se kundërshtarët e tyre.

Në këtë mënyrë, ato përballuan një Rusi që mendohej se kishte një forcë “të konsiderueshme” prej gati 100 grupesh taktike të batalioneve operative.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë