Ambasada Shqiptare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara të Amerikës njoftoi se Shqipëria është larguar nga mbledhja që po mbahej në Këshillin e Sigurimit nga Rusia për të folur mbi të drejtat e fëmijëve.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, ambasada shqiptare e quajti këtë organizim një provokim cinik dhe thekson se gjatë mbledhjes së zhvilluar, u mor vendimi për braktisjen e seancës kur përfaqësuesja e Rusisë, Maria Lvova-Belova kundërshtoi akuzat e bëra ndaj saj për rrëmbimet e fëmijëve ukrainas.
“Belova është nën urdhër arrest nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, e akuzuar për dëbim dhe transferim të paligjshëm të fëmijëve ukrainas. Në vend që të ligjërojë në OKB për situatën e fëmijëve në Ukrainë, ajo duhet të paraqitet në një gjykatë për t’iu përgjigjur akuzave shumë të rënda të ngritura kundër saj” thuhet në reagimin e bërë nga ambasada shqiptare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje