Bota

Rusia sanksionon gruan dhe vajzën e Bidenit. Kina: NATO krijon armiq imagjinarë

Gazeta Si – Rusia ka vendosur sanksione që përfshijnë një ndalim të hyrjes në territorin e saj për gruan e presidentit amerikan Joe Biden, Jill dhe vajzën Ashley dhe 23 persona të tjerë.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se hapi është ndërmarrë “si një përgjigje ndaj sanksioneve gjithnjë në zgjerim të SHBA kundër figurave politike dhe publike ruse”.

NATO, “si produkt i Luftës së Ftohtë dhe aleanca më e madhe ushtarake në botë, i është përmbajtur prej kohësh koncepteve të vjetëruara të sigurisë dhe prej kohësh është kthyer në një mjet për vendet individuale për të ruajtur hegjemoninë”.

Ky është komenti i zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian, në prag të samitit të Aleancës Atlantike në Madrid, i cili do të përcaktojë prioritetet e reja.

Ai shton se “i ashtuquajturi dokument i ri strategjik i NATO-s”, nuk është asgjë më shumë se një “verë e vjetër në një shishe të re”.

Në thelb, “kjo nuk e ndryshon mentalitetin e Luftës së Ftohtë për krijimin e armiqve imagjinarë dhe përfshirjen në përleshje në terren”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë