Ministria e Jashtme e ruse ka ndaluar hyrjen në Rusi të kryeministrit Boris Johnson, Sekretares së Jashtme Liz Truss, Sekretarit të Mbrojtjes Ben Wallace dhe 10 anëtarëve të tjerë të qeverisë britanike.
Vendimi u mor “duke pasur parasysh veprimin e paprecedentë armiqësor nga qeveria britanike, në veçanti vendosjen e sanksioneve kundër zyrtarëve të lartë rusë”, tha ministria në një deklaratë, duke shtuar se së shpejti do të zgjerojë listën.
Rusia tashmë ka ndaluar hyrjen në vend të presidentit amerikan Joe Biden dhe një sërë zyrtarësh të tjerë amerikanë.
Emrat e tjerë në listë janë:
Zëvendëskryeministri dhe Sekretari i Shtetit për Drejtësinë Dominic Raab, Sekretari i Shtetit për Transportin, Grant Shapps. Sekretarja e Brendshme Priti Patel, Kancelari Rishi Sunak. Ministri i Sipërmarrjes, Energjisë dhe Strategjisë Industriale Kwasi Kwarteng. Ministrja e Dixhitalizimit, Kulturës, Medias dhe Sportit, Nadine Dorries. Ministri i Forcave të Armatosura James Heappey, Ministri i parë i Skocisë, Nicola Sturgeon, Prokurore e Përgjithshme për Anglinë dhe Uellsin dhe avokate e përgjithshme për Irlandën e Veriut Suella Braverman, Deputetja konservatore dhe ish-kryeministrja britanike Theresa May./BBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje