Trupat ruse po rrisin gradualisht intensitetin e ofensivës së tyre në Ukrainën lindore, tha një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes së Ukrainës.
Oleksandr Motuzyanyk tha në një konferencë se kishte “shenja se agresori po përgatitet për një aktivizim edhe më të madh të veprimeve ushtarake”.

“Ne po shohim shenja se Rusia po ndërton gjithashtu grupimin e saj në zonën lindore të operacionit… dhe tani po rrit dëshirën e saj për të kapur sa më shumë territor ukrainas të jetë e mundur,” tha ai.
Motuzyanyk tha se Rusia po vazhdonte sulmet ajrore në qytetin port jugor të Mariupolit.
“Përpjekjet kryesore të pushtuesve janë përqendruar në bllokimin e njësive tona pranë uzinës Azovstal, tha ai, megjithëse disa trupa po ridisponoheshin më në Lindje.
Motuzyanyk akuzoi trupat ruse për marrjen me forcë të banorëve nga rajoni i Kharkivit në Federatën Ruse.
Më herët, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se më shumë se një milion njerëz ishin “evakuuar” nga Ukraina në Rusi që nga fillimi i pushtimit.
Ukraina ka akuzuar vazhdimisht Rusinë për deportimin e njerëzve kundër vullnetit të tyre – dhe përdorimin e tyre si pengje.
Deklaratat vijnë ndërkohë që tre shpërthime të forta u dëgjuan në të gjithë Odesën pasditen e së shtunës. Imazhet në rrjetet sociale tregojnë tymin që ngrihet në horizont.



Menjëherë pas kësaj, kreu i qendrës së shtypit për forcat e mbrojtjes jugore bëri një mesazh në rrjetet sociale duke thënë se pista e aeroportit të Odesës ishte dëmtuar si pasojë e sulmit me raketa dhe përdorimi i mëtejshëm i saj ishte i pamundur.
Hapësira ajrore e Ukrainës është mbyllur për fluturimet komerciale që nga 24 shkurti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje