Bota

Rusia sulmon qytetin Kupyansk, një i vdekur dhe disa të plagosur

Gazeta Si – Ushtria ruse sulmoi qendrën e Kupyansk mëngjesin e sotëm, në rajonin lindor të Ukrainës, Kharkiv, ku pesë civilë u plagosën dhe njerëz të tjerë janë nën rrënoja.

Mediat raportojnë se një muze u godit po shtu. Kjo u bë e ditur nga kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak.

“Rusët qëlluan në qendër të qytetit Kupyansk në rajonin e Kharkiv. Nën rrënoja ka persona, tashmë mësohet se janë 5 të plagosur”.

Presidenti Zelenski tha se muzeu historik i Kupyansk që u shkatërrua. “Kupyansk, qendra e qytetit, muzeu i historisë lokale. Vendi terrorist po bën gjithçka për të na shkatërruar. Historia jonë, kultura jonë, populli ynë. Duke vrarë ukrainasit me metoda barbare. Nuk kemi të drejtë ta harrojmë as për një sekondë. Duhet të reagojmë dhe do ta bëjmë. Deri më tani dihet për një të vdekur mes punonjësve të muzeut dhe 10 të plagosur. Ka njerëz nën rrënoja”, shkruan Zelenski.

Ndërkohë, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus dhe ish-presidenti Dmitri Medvedev, tha se “perspektiva e një lufte bërthamore jo vetëm që ekziston, por po rritet”, duke shtuar se “bota është ndoshta në prag të një lufte të re globale, e cila megjithatë do të ende mund të shmanget.

Ai tha se një luftë e tillë nuk është e pashmangshme, por rreziqet nga konfrontimi bërthamor janë duke u rritur dhe janë më serioze sesa shqetësimet lidhur me ndryshimet klimatike.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se bota po përballet me dekadën më të rrezikshme që nga Lufta e Dytë Botërore. Ai e konsideron luftën në Ukrainë si një betejë ekzistenciale ndaj, siç është shprehur, një Perëndimi agresiv dhe arrogant.

Lideri rus ka deklaruar se shteti i tij do të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për ta mbrojtur veten ndaj çdo agresori.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë dënuar pushimin rus të Ukrainës, duke thënë se ky është tentim për të marrë toka perandorake. Ukraina është zotuar se do të luftojë derisa trupat ruse të tërhiqen nga territori i saj, duke shtuar se retorika ruse për një luftë bërthamore synon të frikësojë Perëndimin që të ndalë ndihmën ushtarake që i ofron Kievit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë