Bota

Rusia sulmon uebsajtet e mediave perëndimore

Uebsajtet e disa mediave perëndimore kanë rënë pre e një sulmi kibernetik të hakera rusë, duke çuar në bllokimin e disa prej tyre.

Sulmi u vu re pas një sërie komentesh automatike pro-ruse në artikujt e disa prej gazetave perëndimore.

Operacioni, i cili, sipas studiuesve, është në vazhdim e sipër, ka pasur në shënjestër 32 media në 16 vende, përfshirë “Washington Post” dhe “Fox News” në Shtetet e Bashkuara dhe “Daily Mail”, “Daily Express” dhe “The Times” në Britani.

Uebsajtet e tjera të shënjestruara përfshijnë: “Le Figaro” në Francë, “Der Spiegel” dhe “Die Welt” në Gjermani dhe “La Stampa” në Itali.

Sipas SHBA, hakerët rusë janë fajtorë edhe për një seri sulmesh kibernetike, të kryera kohëve të fundit. Por Rusia vazhdimisht ka mohuar përfshirjen në operacionet e keqinformimit dhe në sulme kibernetike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë