Autoritetet ushtarake ruse kanë siguruar se njësitë e reja të blinduara kanë filluar të tërhiqen nga një zonë afër kufirit me Ukrainën për t’u kthyer në kazermat e tyre, pasi të kenë përfunduar disa manovra në këtë zonë të vendit. Pa specifikuar destinacionin e tyre, ministria theksoi se ata do të udhëtojnë një distancë prej një mijë kilometrash.
SHBA-të përgënjeshtrojnë
Rusia jo vetëm që nuk ka tërhequr trupat, por ka shtuar të paktën “shtatë mijë trupa të tjera” në kufirin me Ukrainën.
Lajmi u raportua nga një burim i Shtëpisë së Bardhë, duke theksuar se Moska mund të nisë një operacion “në çdo kohë” që do të shërbente si një pretekst i rremë për të pushtuar shtetin fqinj. Vlerësimet e reja tani do të vendosin numrin e forcave ruse në kufirin me Ukrainën në rreth 150,000.
Sa ushtarë rusë janë në kufi? “Çdo tregues që kemi tani është se ata synojnë vetëm të flasin publikisht dhe të kenë pretendime për reduktimin e përshkallëzimit, ndërkohë që mobilizohen privatisht për luftën”, tha zyrtari i cituar nga CNN.






I njëjti burim shtoi se nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskij gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen, megjithatë pranoi se sanksionet kundër Rusisë në rast të një pushtimi të Ukrainës do të kishin “reperkusione mbarëbotërore”.
Ish-kryetari i Fed ka evokuar një “paketë sanksionesh” kundër individëve dhe kompanive në sektorin financiar dhe të përgatitur në bashkëpunim me evropianët.
Rebelët pro-rusë akuzojnë Kievin për sulme
Mëngjesin e të enjtes, ushtria ukrainase ka mohuar të ketë lëshuar raketa me mortaja në pozicionet separatiste në rajonin pro-rus në lindje të vendit dhe në të vërtetë është përgjigjur se ishin rebelët ata që lëshuan granata nga pozicionet e tyre në Kiev.
Lajmi u raportua nga agjencia e lajmeve “Reuters”, e cila foli me një zëdhënës ushtarak ukrainas në telefon.
“Pavarësisht se pozicionet tona u goditën me armë të ndaluara, përfshirë artilerinë 122 mm, trupat ukrainase nuk u përgjigjën duke hapur zjarr”.
Bjellorusi, rusët ndërtojnë një urë në kufi me Ukrainën
Ndërkohë, imazhet satelitore nga dy ditët e fundit, tregojnë rrugë të reja dhe një urë taktike në ndërtim përgjatë lumit Pripyat, një rrugë kyçe në Bjellorusi më pak se 6-7 km nga kufiri ukrainas, në atë që disa burime të CNN e quajnë një përforcim të forcave ruse dhe një mbështetje për një pushtim të mundshëm duke u drejtuar drejt Kievit.
Aktivitetet e ndërtimit monitorohen nga afër nga inteligjenca perëndimore dhe udhëheqësit ushtarakë. Nuk është e qartë nëse rusët apo aleatët e tyre bjellorusë po veprojnë, me kë po bëjnë stërvitje të përbashkëta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje