Bota

Putin mungon në samitin e G-20,  Zelensky i pranishëm

Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e G20 që do të mbahet në Bali javën e ardhshme.

Burime të përfshira në organizimin e samitit thanë për Bloomberg se Kremlini po përpiqet të mbrojë presidentin nga tensionet e mundshme të nivelit të lartë për pushtimin e tij në Ukrainë dhe të shmangë përplasjet e mundshme me liderë të tjerë. Ndërkohë, në samit është konfirmuar pjesëmarrja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Sa i përket konflikt në Ukrainë ka një zhvillim të rëndësishëm ku mësohet se Putin ka urdhëruar tërheqjen e trupave nga Kherson.

Rusia urdhëroi sot tërheqjen e trupave nga Kherson, me ministrin e mbrojtjes që tha se “jeta dhe shëndeti i trupave ruse ka gjithmonë prioritet.”

Rajoni jugor Kherson i Ukrainës kufizohet me Krimenë dhe i ofron Moskës një urë tokësore në gadishullin e Detit të Zi, të cilën ajo e mori nga Kievi në vitin 2014. Nëse forcat e Kievit, të cilat po kundërsulmojnë në rajon, do të jenë në gjendje të rimarrin një pjesë të territorit atje, kjo do ta privonte Rusinë nga ai korridor tokësor. Një sukses i tillë në fushëbetejë do të sillte gjithashtu artilerinë ukrainase me rreze të gjatë më afër Krimesë, të cilën Moska e sheh si jetike të rëndësishme për interesat e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë