Bota

Rusia tërhiqet plotësisht nga veriu i Ukrainës. Von der Leyen dhe Borell drejt Kievit

Gazeta Si – “Forcat ruse janë tërhequr plotësisht nga veriu i Ukrainës”, – shkruan Ministria Britanike e Mbrojtjes në buletinin e zakonshëm ditor.

Sipas inteligjencës ushtarake në Londër, të paktën disa nga këto forca do të transferohen në pjesën lindore të vendit për të luftuar në Donbas, por shumë do të detyrohen të pajisen me mjete të reja përpara se të kthehen në operacion: “Do të duhet të paktën një javë”.

Ndërkohë, bombardimet e qyteteve në lindje dhe jug të vendit vazhdojnë pa pushim dhe rusët kanë avancuar më tej nga qyteti i Izium, “i rëndësishëm dhe strategjik, i cili mbetet nën kontrollin e tyre të plotë”.

Pentagoni: Putini ka hequr dorë nga pushtimi i Kievit

Sipas Pentagonit, Vladimir Putin ka hequr dorë nga pushtimi i Kievit. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, shpjegon se presidenti rus Vladimir Putin ka hequr dorë nga pushtimi i kryeqytetit ukrainas, pasi forcat e tij u zmbrapsën.

“Putin mendoi se ai mund të pushtonte shumë shpejt Ukrainën, si dhe kryeqytetin. Ai e kishte gabim. Mendoj se Putini ka hequr dorë nga përpjekjet e tij për të kapur kryeqytetin dhe tani është i përqendruar në jug dhe në lindje të vendit”, shpjegoi ai gjatë një seance dëgjimore në Senat.

Më parë, nga zyra e shtypit e Pentagonit, John Kirby, kishte deklaruar gjithashtu se Putin “ka arritur saktësisht zero të synimeve të tij në Ukrainë. Ai nuk e mori Kievin. Nuk e rrëzoi qeverinë. Ai nuk e hoqi Ukrainën si shtet kombëtar”.

Von der Leyen dhe Borell drejt Kievit

Presidentja e Komisionit Europian dhe përfaqësuesi i BE-së Josep Borrell janë nisur për në Kiev mëngjesin e sotëm.

Von der Leyen postoi në Tëitter një foto duke zbritur nga një tren me mbishkrimin “duke shkuar në Kiev. Edhe Borrell përmes një postimi në Tëitter bëri me dije se është nisur drejt Kievit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy do të ketë bisedime në Kiev sot, 8 prill me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, tha në televizionin kombëtar zëdhënësi i presidentit ukrainas Sergii Nykyforov.

Ai tha se detaje të tjera të bisedimeve nuk do të njoftohen për arsye sigurie. Një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha të martën se kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, do të udhëtojë gjithashtu në Kiev këtë javë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë