Politike

Sa bashki do të fitojë opozita? Berisha: Nuk jam profet, por kam gjetur klimë fitore  

Sali Berisha nuk dha një numër bashkish se sa synon koalicioni “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e të dielës.

 I pyetur mbi një deklaratë të kryeministrit Edi Rama se opozita mund të marrë 11 deri në 12 bashki, Berisha tha se nuk është profet të parashikojë rezultatin.

“Rama mendon se kaq mund t’i lërë opozitës por çdo akt i tij është regjistruar në mënyrën më serioze dhe do marrë përgjigjen më të fortë. Unë s’jam profet, por kam gjetur klime fitore kudo ku kam shkuar. Se them dot, s’them numra e përgjime. Ato i kanë ata që komunikojnë me forca madhore. Se them dot unë.”- tha Berisha.

Ai komentoi shkurt edhe videon e publikuar në media një ditë më parë mbi një takim të mundshëm mes Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës.  

“Për mua, ajo video nuk thoshte asgjë të re.

Supervideo është dosja e Lulzim Bashës, me të cilën Edi Rama e mban peng për larje parash. Pas kësaj pengmarrje, unë të vetmin problem, po pse nuk takohen haptas, por takohen fshehtas si qyqarë. Nuk kam asnjë lloj komenti. Unë e kam thënë me kohë se janë pengje”, tha ai


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë