Një sondazh i zhvilluar në 4 shtete të Bashkimit Evropian, France, Gjermani, Itali dhe Spanjë tregon sa e duan qytetarët e këtyre vendeve Ballkanin Perëndimor pjesë të tyre.
Sipas sondazhit, shteti i Ballkanit Perëndimor më i preferuar për t’u bërë pjesë e BE është Mali i Zi. Më pas renditet Maqedonia e Veriut, Bosnje Hercegovina, Shqipëria duke lënë pas Serbinë dhe Kosovën.

Hulumtimi është kryer në mars të këtij viti me 5621 të anketuar nga faqja yougov.co.uk dhe u publikua nga Radio Evropa e Lirë.
Ajo që bie në sy është se dy vendet që janë më shumë kundër në përqindje ndaj anëtarësimit të Shqipërisë është Franca dhe Gjermania.
Pikërisht në Gjermani ndodhet për një vizitë dy ditore edhe kryeministri Edi Rama në përpjekje për të unifikuar qëndrimin e BE-së për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje