Rend dhe Ligj

Safet Bajri kallëzon në SPAK drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve

Anëtari i bandës së Bajrajve në Shkodër, Safet Bajri, ka kallëzuar penalisht në SPAK drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili.

Kallëzimi vjen pas kërkesave të përsëritura të Bajrit për transferimin e tij në Burgun e Reçit.

Aktualisht, Safet Bajri, i dënuar për llogari të Belgjikës, është duke vuajtur dënimin në Burgun e Fierit.

Bajri e ka kallëzuar drejtorin Ismaili për “Shpërdorim detyre”, duke argumentuar mes të tjerash se qëndrimi i mëtejshëm në Burgun e Fierit i rrezikon jetën nga persona të tjerë të dënuar aty.

Grupi Bajri

Safet Bajri u arrestua në Tiranë në shtator 2018, me kërkesë të autoriteteve belge. Në Belgjikë ai është dënuar dy herë, fillimisht, në vitin 2015 me 9 vjet burg, dhe pastaj në vitin 2017 me 13 vjet burg. Sipas policisë belge, Safet Bajri ka qenë njeriu që kontrollonte tregun e prostitucionit në Bruksel.

Ilir Bajri, vëllai i Safetit, Ismet Idrizi dhe Asmer Bilali u arrestuan më 6 shtator 2018, në Shkodër pas aksionit policor të koduar “Oaz”.

Aktiviteti i bandës “Bajri” shtrihej në Belgjikë, Holandë dhe Itali.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë