Për të katërtën ditë radhazi, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të merret në pyetje për aktakuzën për krime lufte nga Zyra e Prokurorisë së Specializuar në Hagë.
Presidenti i Kosovës akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, aktakuza për të cilat Serbia thotë se janë ngritur me ndihmën e saj. Thaçi ka folur përpara mediave vetëm të hënën, ditën e parë të intervistimit, kur ka thënë se me prokurorët është diskutuar për disa “çështje sqaruese, teknike” dhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë tre ditëve të kaluara, marrja në pyetje e Presidentit ka zgjatur nga gjashtë orë dhe Thaçi nuk është prononcuar më përpara mediave.
Sipas rregullores, aktakuza e paraqitur ka kaluar tani në duart e gjykatësit të procedurës paraprake, i cili ka gjashtë muaj kohë, duke filluar nga muaji prill, për ta pranuar, ose për ta hedhur poshtë.
Thaçi ka paralajmëruar se do të japë dorëheqje nga posti i Presidentit nëse aktakuza e tij konfirmohet, duke e cilësuar paraqitjen e tij në Hagë si “çmim për lirinë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje