Futboll

Salah “mbret” te Liverpuli, mund të bëhet më i paguari në historinë e klubit

Sinjalet e para të kontaktit mes Liverpulit dhe Mohamed Salah për rinovimin e kontratës, duket se janë pozitive. Të dyja palët tashmë janë ulur në tryezë dhe ndjesitë ishin të mira për të zgjeruar marrëveshjen që i bashkon edhe për dy sezone të tjera, deri në vitin 2025.

Salah ka edhe dy vite në kontratën e tij aktuale. Në skadimin e saj, egjiptiani do të jetë 33 vjeç, por “The Reds” tashmë kanë vendosur ta shpërblejnë yllin e tyre me një përmirësim të kontratës së re.

Aktualisht, ai merr një pagë javore prej 200.000 paund, por sipas “The Athletic”, Liverpool është i gatshëm të bëjë një përpjekje të sforcuar dhe ta bëjë Salah si futbollistin më të paguar në historinë e klubit, duke tejkaluar 220.000 paund në javë që merr Van Dijk, lojtari më i shtrenjtë në skuadër. Salah është futbollisti i radhës pas rinovimit të kontratës me yjet e tjerë të ekipit nga ana e Liverpulit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë