Politike

Salianji: Basha rikthehet në PD pas zgjedhjeve vendore, do përsëritet skema e 6 marsit   

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, thotë se Lulzim Basha nuk është larguar nga drejtimi ndryshe nga sa duket.

Sipas Salianjit, ka një tentativë të Bashës për tu rikthyer në krye të PD, dhe ky tashmë është një projekt.

“Cilido prej drejtuesve që ka marrë përsipër që të drejtojnë pjesë ne PD, do të mbahen përgjegjës pas këtyre zgjedhjeve përpara votuesve të tyre.

Një nga elementët që unë kam thënë në publik dhe që e kam kundërshtuar rikthimin e z. Berisha, ka qenë që, nuk mund të jemi me konceptimin e pronësisë së partisë.

Tani ai po pronëson atë partinë e vogël që i ka mbetur, por e mban edhe me gjykatë peng, ashtu siç po mbahet, për të kthyer kë? Për t’u rikthyer prapë dhe të vimë në shtator këtu dhe të diskutojmë rikthimin e madh të Bashës?

Ky është i gjithë diskutimi që e kam thënë pothuajse një vit më parë dhe e them prapë. Pra, që të mbajmë partinë e vogël, që ta kemi këtu, që të pengojmë këta të tjerët?

Një rikthim i mundshëm i Bashës?

Jua kam thënë që ky është projekt. Nuk ka diskutim fare. Nuk ka një dorëheqje. Pra, për aq kohë sa ka influencë, ai e drejton atë pjesë aty që i ka mbetur.

Do ta shikoni që me kohën pas zgjedhjeve do të kemi prapë këtë qëndrimin që, ja ku jemi, u rikthyem sepse edhe këta nuk ia dolën dot e kështu me radhë.

Për çfarë i duhet ky projekt minimalist, i pavlerë elektoralisht Lulzim Bashës?

E kam thënë që e gjithë kjo pjesa e negociatave ishte thjesht për ti hedhur hi syve publikut që, ja ne e bëmë përpjekjen. Që kur nisi kjo gjë, dihej se ku do të shkonte, sepse gjithsecili kishte interesat personale.

Nëse ka një njeri politik në këtë vend që nuk i ka borxh as shoqëria dhe askush nga mbështetësit, përfshirë edhe personalisht, që e kemi mbështetur në çdo betejë, është ndaj ish-kryetarit të Partisë Demokratike”, tha Salianji në A2 CNN. 

“(Basha) ka marrë mbështetje masive edhe kur ka marrë vendime që kanë prodhuar pasoja tragjike për Partinë Demokratike, për opozitën dhe për sistemin politik madje në Shqipëri. Siç kanë qenë mandatet, pavarësisht se e kemi kundërshtuar në mbledhje hapur”, shtoi ai


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë