Deputeti i PD-së Ervin Salianji njoftoi të premten se i ka dërguar shkresat me aktakuzën dhe lajmet e mediave ndërkombëtare për arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal SPAK, SHISH dhe Ministrisë së Brendshme. Sipas tij, materialet e publikuara janë të mjaftueshme për të nisur një hetim.







“Të gjitha mediat ndërkombëtare e kanë pasur në faqe të parë dhe lajm të parë Shqipërinë, si një vend i cili ka tentuar të korruptojë në këtë rast. Unë s’mund të bëj dot as prokurorin, as akuzatorin, por moralisht mendoj se nuk ka asnjë çështje më të rëndësishme. Nuk ka asnjë reagim nga institucionet shtetërore.
Për këtë arsye sot si deputet i kam dërguar këto shkresa SPAK-ut, SHISH dhe Ministrisë së Brendshme, Policisë dhe Agjencisë së Inteligjencës së Ministrisë së Brendshme”, tha Salianji.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje