Deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka deklaruar se ka njerëz të plagosur brenda PD, si pasojë e ndërhyrjeve të mbështetësve të Berishës.
“Ka njerëz që janë të plagosur. Ka njerëz të sëmurë. Është një situatë e paimagjinueshme e bërë për interesat personale të një njeriu. Ne po qëndrojmë në zyra të ndryshme. Nuk ka hapësira për të qëndruar të gjithë në një vend. Jemi në zyrat e PD, ishim në një ditë pune. Kjo nxitje dhune, ky qëndrim aty si gjeneral i një ushtrie të vdekur, për të marrë përpara përfaqësuesit më të lartë të PD, deputetët e zgjedhur, është e papranueshme dhe duhet të marrin përgjigjen e merituar dhe të plotë për cdo cenim që është bërë”, tha Salianji.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje