Deputeti i PD-së, Ervin Salianji tha pas përfundimit të seancës se ata do të përshkallëzojnë aksionin.
Salianji tha për mediat se karriget janë të popullit jo të deputetëve socialiste.
“Ne vendosëm që karriget të cilat janë të popullit, pasi vetëm prapanicat kanë të veten. I demaskuam duke qëndruar në këmbë. Në kërkojmë komisione hetimore, që të kontrollojmë paratë e qytetarëve shqiptarë. Do të përshkallëzojmë çdo aksion tjetër. Është një protestë për të treguar se ky parlament nuk ka normalitet. Çfarë e kanë pronë të veten e ka PS Kuvendin?. Jemi në kushtet një regjimi”- tha Salianji.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje