Ish-ministri i brendshëm Italian Matteo Salvini ka habitur sot ndjekësit e tij, sidomos ata shqiptarë, duke zbuluar se mban një suvenir të vyer shqiptar në shtëpinë e tij.
Kreu i partisë së ekstremit të djathtë Lega Nord ka publikuar një foto nga banesa e tij, mirëpo, vëmendjen e të gjithëve e ka marrë një detaj i veçantë i vendosur mbi raftin e dhomës. Ajo që nuk mund t’i shpëtonte të askujt ishte një qeleshe tradicionale shqiptare, me shqiponjë dhe shkrimin “ALBANIA”. Ngjitur me këtë qëndron edhe një foto e tij me vajzën e tij Mirta.
“Mirëmëngjesi miq. Sot do të jem në Lampeduza. Italia dashuron dhe mbrohet, kufijtë mbrohen”, shkruante Salvini në foton e publikuar.

Matteo Salvini nuk është cilësuar gjatë viteve të fundit si një ndër politikanët më të afërt me Shqipërinë. Ai ka paralajmëruar herëpashere edhe dëbimin e emigrantëve të paligjshëm nga Italia.
Por ai ishte ndër të parët në Itali që falënderoi Shqipërinë për dërgimin e mjekëve gjatë pandemisë dhe premtoi një vizitë në Tiranë pasi të mbaronte emergjenca.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje