Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, doli hapur kundër idesë së qarkulluar në media se Macron mund të vijë me një propozim të ri për çështjen e integrimit me BE-në. “Propozimet zyrtare të shkojnë në linjën e alternativave të tjera, mendoj se 6 vendet e Ballkanit duhet të bëhen bashkë në vendimmarrje dhe ti thonë “Jo” duhet të jenë në unison në qëndrimet e tyre”, tha Pendarovski në konferencën për shtyp në Tiranë me homologun Meta.

Edhe presidenti Meta ndau të njëjtin qëndrim, porse u shfaq më i moderuar në linjën e kundërshtimit ndaj Macron.
“Nga qarqe informale që mund të paraqitet apo parashtrohet si një alternativë për të zëvendësuar procesin e anëtarësimit tona është e pakuptimtë dhe e papranueshme, sepse dihet se i gjithë ky proces është realizuar për shkak të integrimit europian. Jemi një rajon i rrethuar nga BE dhe NATO dhe e vetmja zgjidhje është anëtarësimi në BE. Është e drejtë e çdo udhëheqësi të BE për të kërkuar për çdo vend, përveç të drejtave që përfitojnë ndaj këtij procesi t’u qëndrojë edhe detyrimeve, kjo është e drejtë pasi jemi ne që kemi kërkuar që të hyjmë në BE e ka kritere të Kopenhangës për t’u qëndruar dhe zbatuar. Çdo detyrim që burojnë nga ky proces është detyra jonë që t’i përmbushim dhe t’i realizojmë. Unë besoj se edhe Franca dhe vende të tjera do t’i qëndrojnë angazhime të tyre strategjike”, theksoi Meta.

Presidenti shqiptar vlerësoi së tepërmi mënyrën se si reagoi shteti fqinj pas refuzimit të çeljes së negociatave, ky theksoi se shkuarja në zgjedhje të parakohshme tregoi pjekurinë politike të Maqedonisë së Veriut, duke shtuar se “se një reflektimi thellë dhe i menjëhershëm duhet të vijë edhe nga klasa politike shqiptare”. Kjo nënkupton edhe faktin se Meta sikur jep një sinjal se pro asaj që qëndrimi i Zaev të aplikohet edhe në Shqipëri.
Meta u shpreh se Shqipëria duhet të ketë prioritare përpjekjet për të vënë në zbatim platformën e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave. Për të arritur këtë, Meta tha se duhet angazhim dhe bashkëpunim mes të gjitha palëve politike.
“Nuk jemi të lumtur në lidhje me negociatat, por është e qartë se ndajmë qëndrim të përbashkët se e vetmja alternativë e pakonkurrueshme për të dy vendet tona, mbetet anëtarësimi në BE. Në këtë drejtim ne do të forcojmë përpjekjet tona si në planin e brendshëm, por edhe të bashkëpunimin me vetë BE-në në mënyrë që sa më shpejt të jetë e mundur të kemi zhvillime pozitive në këtë drejtim. Sa i takon vendit tonë do na duhet të bëjmë përpjekje shumë më të mëdha për të qenë edhe më të besueshëm. Platforma më e mirë e reflektimit mbetet platforma e miratuar nga Bundestagu gjerman për të cilin kërkohet konsensus dhe lexim realist nga të gjitha palët në vendin tonë”, tha presidenti Meta, i cili ndër të tjera u shpreh se duhet të forcohet bashkëpunimi në shumë fusha.
“Kemi diskutuar për përforcimin e bashkëpunimit, në shumë fusha. Një shqetësim tjetër i përbashkët, por edhe angazhim i përbashkët, është të intensifikojmë marrëdhëniet mes të rinjve të të dyja vendeve, për të dhënë mesazhe sa më të rëndësishme për të ardhmen e tyre sa më të sigurt, në mënyrë që të dekurajojmë çdo tendencë për t’u larguar nga vendet tona për kushte më të mira. Ky është një rajon që ka potencial të madh për t’u zhvilluar”, deklaroi presidenti shqiptar.
Ndërsa, presidenti Pendarovski tha se “Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po realizojnë një bashkëpunim frytdhënës”.
Pendarovski propozoi një samit të jashtëzakonshëm që mund të zhvillohet në Maqedoninë e Veriut për çështjen e negociatave.
“Propozova që Shtetet e Ballkanit Perëndimor në javët e ardhshme të mbajnë një samit të jashtëzakonshëm në Maqedoni për çështjen e negociatave. Ky bashkëpunim me intensitet të pazbuluar të vazhdojë edhe të ardhmen. Energjinë tonë ta shpenzojmë dhe në bashkëpunimin ekonomik që nuk reflekton marrëdhëniet e mira politike”, deklaroi Pendarovski, i cili gjithashtu tha se ka propozuar një grup miqësie mes dy vendeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje