Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka njoftuar samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor, do të mbahet në Tiranë.
Me anë të një postimi në Twitter, ai ka zbuluar edhe datën e takimit, i cili do të jetë më 6 dhjetor.
“Samiti i ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë, Shqipëri për të riafirmuar angazhimin tonë të përforcuar. Ballkani Perëndimor është një prioritet kyç për Bashkimin Evropian. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin”, njoftom Michel.
Edhe Rama ka postuar në Facebook vendimin.
“Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, ka bërë publik vendimin e mirëseardhur për organizimin më 6 dhjetor, në Tiranë, të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Nuk besoj se mund ta imagjinonte kush deri disa vite më parë, që tërë liderat e BE-së do të zbrisnin në Tiranë, për një punë që gjithnjë është bërë në Bruksel. Por sot Tirana nuk është më ajo e deri disa viteve më parë, po është kryeqyteti i një vendi të respektuar në politikën ndërkombëtare, si edhe një qytet i ri europian tërheqës për zhvillimin e tij mbresëlënës.
Për historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë kjo është një ngjarje absolutisht historike. Për Tiranën kjo është ngjarja më e madhe ndërkombëtare e historisë së saj…”, shkruan Rama
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje