Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale por edhe me median, ishte i qartë për Samitin BE-Ballkani Perëndimor që mbahet në Tiranë të martën e ardhshme, se siguria e samitit nuk negociohet me askënd dhe për askënd, garantoi se siguria nuk do të cenohet, (në të kundërt ka pasoja ligjore për këdo), se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic do të jetë i pranishëm ndryshe ka pasoja për të dhe, i vetmi që mungon do të jetë kryeministri i Spanjës.
I pyetur për deklaratën e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç se nuk do të jetë në Samit, Rama u përgjigj: “Serbia do të jetë në samit dhe Presidenti nuk ka asnjë rrugë tjetër të jetë në samit sepse e kundërta do të ishte katastrofë për Serbinë dhe atë vetë”
Por kush mungon në Samit?
“Kryeministri i Spanjës nuk merr pjesë sepse atë ditë Spanja ka ditën e Kushtetutës dhe për këtë arsye ai nuk do të jetë në Samit por letra e tij është mbështetëse për Samitin”
A cenohet siguria me 6 dhjetor? Nuk ka asnjë arsye për të pasur ndonjë incident, perimetri i sigurisë është i panegociueshën me askënd dhe për askënd. Nuk ndodh kund që të bëhen protesta pro samiteve. Kjo nuk është cështje mes qeverisë dhe një pjese të ashtuquajtur opozitë. Këtë samit nuk e organizojmë ne, por BE”, tha Rama ndër radhë
I pyetur disa herë për protestën e kërkuar nga Berisha në zonën e sigurisë ditën e Samitit, Rama e sfumoi si ngjarje.
“Ka të ngjarë që në fund të ditës të kemi një proteste të tipit të filmit ‘Koncert i vitit ‘36’ por përtej kësaj nuk shohim më shumë se kaq realisht. Janë marrë të gjitha masat, unë nuk besoj se individë të tjerë mund të shkojnë në një qorrsokat që kanë pasoja të qarta ligjore”
Kush mungon në Samit? “Kryeministri i Spanjës Pedri Sanchez nuk do jetë se atë ditë ka ditën e Kushtetutës dhe ka një rëndësi të madhe për spanjollët dhe për këtë arsye nuk do jetë i pranishëm, por letra e tij është jashtëzakonisht mbështetëse dhe më shumë se e mjaftueshme për pamundësinë e pjesëmarrjes. Ndërkohë që të gjithë të tjerët do të jenë të pranishëm”, u shpreh Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje