Politike

Samiti i IPAC/Fatmir Mediu takon senatorët amerikanë: Bashkërendimi për sigurinë kibernetike, domosdoshmëri

Një grup deputetësh nga parlamenti i Shqipërisë, pjesë e IPAC Albania, po marrin pjesë në samitin e IPAC në SHBA.

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka ndarë foto nga ky samit ku thekson se bashkë me senatorët amerikanë kanë folur për çështjet që lidhen me sigurinë globale dhe liritë e të drejtat e njeriut.

“Nevoja për një bashkërendim me SHBA dhe NATO-n në këtë luftë kibernetike është domosdoshmëri”, shkruan ai në Facebook.

Me ftesë të Kryetarit të Komisionit të Jashtëm Senatorit Bob Menendes dhe Senatorit Marco Rubio grupi i IPAC Albania, (Aleanca nderparlamentare për Kinën) i parlamentit shqiptar, në të cilin kam nderin të jem bashkëkryetar me zonjën Kodheli dhe me kolegë të tjerë të kuvendit, si dhe parlamentar nga 30 vënde të botës po marim pjesë në Samitin e IPAC”.

Në këtë takim Senatori Rubio dhe Senatori Menendes folën për cështjet që lidhen me sigurinë globale dhe liritë e të drejtat e njeriut.

Problemet që vijnë nga kontrolli i ekonomisë nga Kina apo varësia prej saj.

Po ashtu në takimin që zhvilloi me të dy senatorët ai thotë se falenderoi për mbështetjen që i japin Shqipërisë sidomos në përballjen me sulmet terrroriste kibernetike ndaj Shqipërisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë