Politike

Samiti i NATO-s, Xhaçka: Aleanca, rol vendimtar për sigurinë në Ballkanin Perëndimor

Gazeta Si – Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, thotë se gjatë punimeve dy ditore të samitit të NATO-s në Vilnius, Shqipëria rikonfirmoi angazhimin e saj për të rritur më tej mbështetjen për Ukrainën.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo shtoi vendos themelimi i këshillit NATO-Ukrainë. Po ashtu, ajo theksoi se me ministrat e Jashtëm të Aleancës, theksuan rolin vendimtar të bashkëpunimit mes Bashkimit Evropian dhe NATO-s për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, në veçanti për Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën.

“Në Samitin e NATO-s në Vilnius: Rikonfirmuam angazhimin tonë për të rritur më tej mbështetjen politike dhe praktike për Ukrainën ndërsa ajo vazhdon të mbrojë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj. Vendosëm të themelojmë Këshillin NATO-Ukrainë, një organ i ri i përbashkët ku Aleatët dhe Ukraina do të ulen si anëtarë të barabartë për të çuar përpara dialogun politik, angazhimin, bashkëpunimin dhe aspiratat e Ukrainës për anëtarësim në NATO. Me Ministrat e Jashtëm të NATO-s theksuam rolin vendimtar të bashkëpunimit mes Bashkimit Evropian dhe NATO për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, në veçanti për Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën. Gjithashtu theksova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për partnerët tanë si Bosnja Hercegovina, Gjeorgjia dhe Moldavia të prekur nga situata aktuale e sigurisë”, shprehet Xhaçka.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë