Politike

Samiti mbi Demokracinë, Rama: Të angazhuar të luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në Samitin mbi Demokraci të mbajtur nga presidenti i ShBA-ve Joe Biden, ka folur mbi rrugëtimin e Shqipërisë nga dalja nga izolimi komunist drejt rrugës së demokratizimit.

Rama vlerësoi si jetik rolin e ShBA-ve për të çuar përpara aspiratat demokratike duke u ndalur tek Reforma në Drejtësi, ku nënvizoi angazhimin e qeverisë së tij për të çuar përpara këtë proces.

Rama nënvizoi gjithashtu se qeveria që ai drejton është e angazhuar në luftën ndaj korrupsionit dhe krimin e organizuar në të gjitha nivelet

“…Katër vjet më parë, qeveria shqiptare nisi një prej reformave më të thella e gjithëpërfshirëse nga të gjitha vendet ish-komuniste, reformën në sistemin e drejtësisë. Në këtë proces, në bashkëpunim të ngushtë me ShBA-në, BE-në dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, ne po e pastrojmë sistemin tonë gjyqësor nga mbi 70% e gjyqtarëve dhe prokurorëve të tij e, tashmë, jemi në proces rindërtimi të institucioneve gjyqësore, sipas modelit të demokracive të konsoliduara.

Ne jemi plotësisht të angazhuar për vazhdimin me sukses të reformës në drejtësi, në mënyrë që një sistem i ri drejtësie, i paanshëm dhe i pavarur nga pushteti ekzekutiv e legjislativ, të bëhet plotësisht funksional e të jetë në shërbim të njerëzve.

Në të njëjtën kohë, jemi plotësisht të angazhuar të luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar në të gjitha nivelet. Duke u mbështetur te sukseset ekzistuese në fushën e digjitalizimit të shërbimeve publike, ne po investojmë në shërbime elektronike, me synim që të mbyllim hapësirat ende të ekspozuara ndaj korrupsionit dhe për të siguruar mirëqeverisje dhe transparencë për të gjitha proceset qeverisëse”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë