Politike

Rama takohet me Macron: Folëm për rajonin dhe marrëdhëniet me Francën

Kryeministri Edi Rama gjatë pjesëmarrjes në samitin e Bratislavës ka zhvilluar një takim me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Lajmin e bërë publik vetë kryeministri me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron, në një takim shumë miqësor, ku u prekën me thellësi temat e rajonit tonë në sfondin e konfliktit në Ukrainë, marrëdhënia e Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe nevoja për një qasje të re politiko-ekonomike, si edhe marrëdhëniet bilaterale Francë-Shqipëri.”- shkruan Rama.

Ndërkohë pritet që me 1 qershor të mbahet samiti i radhës së Komunitetit Politik, nismë personale e presidentit francez që ka në fokus ndryshimin politikave të BE-së në raport me vendet që duan të jenë pjesë e familjes europiane, siç janë edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë